Bushati takon Jahjagën, diskutohet perspektiva europiane e dy vendeve

27/02/2015 00:00

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë,
është pritur këtë të premte nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga,
me të cilën bisedoi për zgjerimin e bashkëpunimit dhe perspektivën
evropiane të të dyja vendeve si dhe të rajonit të Evropës Juglindore.

Presidentja Jahjaga dhe ministri Bushati theksuan rëndësinë e përmbylljes së kapitujve në procesin e integrimeve evropiane dhe të thellojnë bashkëpunimin rajonal si një prej kushteve të rëndësishme në rrugën e integrimeve. Të dy bashkëbiseduesit theksuan se është e domosdoshme që Kosova të ruajë hapin e saj në proceset integruese dhe të shtojë angazhimin e saj në fusha të ndryshme, posaçërisht në energjetikë e infrastrukturë, që njëkohësisht janë edhe projekte rajonale.

Nga ana e tij, Bushati u shpreh se të gjitha vendet e rajonit, përfshirë dhe Kosovën, kanë perspektivë evropiane dhe ato duhet të thellojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre përmes projekteve të përbashkëta, që do të ndihmojë edhe zhvillimin e përgjithshëm të të gjithë rajonit.

Top Channel