Fier, pranga specialistit të IT në ZRPP, akuzohet për korrupsion

27/02/2015 00:00

Policia e Fierit arrestoi mëngjesin e të premtes pesë persona të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme.

Sipas njoftimit të forcave të rendit në këtë qark, Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar ka prangosur shtetasin Altin Malaj, 40 vjeç, me detyrë specialist IT në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Ky shtetas akuzohen për veprën penale të korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Njoftimi sqaron se Malaj, në bashkëpunim me ish-regjistruesen A.Myrtaj, të arrestuar dy ditë më parë, përvetësonin shuma parash për certifikatat e pronësisë së qytetarëve.

Top Channel