Studentët e Infermierisë në grevë urie. Kundërshtojnë tarifat e shkollimit të vendosura nga Ministria e Arsimit

27/02/2015 00:00

Mbi 100 studentë kanë vendosur të ngujohen pranë Fakultetit të
Inferimierise ne tirane, per te kundershtuar tarifat e shkollimit te
vendosura nga ministria e arsimit per ta.

“Pas 48 orë proteste maratonë në fakultet dhe pas përgjigjes së ministres së Arsimit, zonjës Lindita Nikolla, ku sipas të cilës ne duhet të paguajmë 7-fishin, 7 herë më shumë se shokët tanë të klasave dhe se nuk mundet t’ia faturojë taksapaguesve shqiptare kostot e shkollimit tonë, ne i themi: zonja Lindita Nikolla, mos vallë prindërit tanë nuk janë taksapagues të Republikës së Shqipërisë?” thotë përfaqësuesi i studentëve grevistë, Bernard Progni.

Pas mbylljes te dhjetra institucioneve te arsimit te larte privat e shteteror, te cilat rezultuan se vepronin pa asnje kuader ligjor, pesha ra mbi studentet te cilet ishin regjistruar ne to. Ministria e Arsimit, nje pjese te madhe te studenteve qe aplikuan i regjistruan ne universitete publike, ku ata duhet te paguajne tarifa me te larta shkollimi se studentet te cilet jane pranuar ne publik pasi kane marre piket e kerkuara ne provimet e Matures Shteterore.

Por kjo forme eshte kundershtuar nga keta studente te cilet e quajne te padrejte qe ne publike te paguajne tarifa deri ne 7 here me te larta se studentet e tjerë.

Top Channel