Shkodër, gjendet makina e djegur, dyshohet se është përdorur në një akt kriminal

27/02/2015 00:00

Një automjet tip veture “Opel” është gjetur e djegur në fshatin Alimehtaj në Komunën Ana e Malit të Shkodrës.

Automjeti  është  pikasur  nga banorët e zonës të cilët kanë lajmeruar menjëherë policinë. Nga hetimet e para dyshohet se zjarri i është vënë qëllimisht automjetit, i cili është braktisur në një kanal buzë rrugës dytësore të fshatit .

Po sipas policisë janë ngritur dyshime se makina e djegur mund të jetë përdorur për kryrjen e ndonjë akti kriminal kohë më parë dhe autorët për të  humbur gjurmë i kanë flakën.

Policia ka intervistuar banorë të zonës dhe nga dëshmitë e marra mësohet se kjo makinë nuk është e asnjë banori të zonës dhe se djegja e automjetit është kryer pak pas mesnate, kur në zonë nuk ka pasur lëvizje.

Top Channel