“Gjithmonë e kam pasur të vështirë të merrja role”

27/02/2015 00:00

Është një nga aktoret më të vlerësuara dhe ka qenë pjesë e filmave shumë të suksesshëm si ‘X-Men’ dhe ‘Catwoman’, por Halle Berry ka zbuluar se nuk e ka pasur të lehtë të fitojë role për shkak të prejardhjes së saj. 48-vjeçarja është vajzë e një gruaje të bardhë dhe një burri afro-amerikan dhe Berry shprehet se ngjyra e saj e lëkurës ka qenë një pengesë në karrierë.

“Gjithmonë e kam pasur të vështirë të fitoja role, duke qenë se jam me ngjyrë. Nuk është se më janë ulur ofertat tani që nuk jam më e re. Aktualisht kam oferta për filma aq sa kam pasur gjithmonë”, tha aktorja për ‘The Guardian’.

Halle Berry është e vetmja aktore me ngjyrë deri më sot që ka fituar një çmim Oscar. Në vitin 2002 ajo u vlerësua me këtë çmim për interpretimin e saj në filmin ‘Monster’s Ball’.

Top Channel