Missouri, 8 viktima nga një seri të shtënash. Mes tyre edhe autori i dyshuar

27/02/2015 00:00

Tetë persona, përfshi të dyshuarin, janë gjetur të pajetë në 5 vendbanime të ndryshme, pas raportimit për të shtëna në qendrën jugore të Missourit, ka bërë të ditur mëngjesin e së premtes autoriteti përgjegjës për patrullimin e autostradave në shtetin e Missourit.

Policia ka deklaruar se ka pasur “vrasje të shumta”, e megjithatë njëri prej 7 viktimave, një grua e moshuar, mësohet të ketë vdekur për shkaqe natyrore. Forcat e rendit nuk kanë bërë të ditur sesi kanë vdekur të tjerët, por njoftoi se i gjeti trupat e pajetë në disa shtëpi në Tyrone, Missouri, pas raportimeve për të shtëna gjatë mesnatës së të enjtes.

I dyshuari, një 36-vjeçar, është gjetur i vetëvrarë nga një e shtënë arme sipas dyshimeve, në një mjet që ndodhej i parkuar në rajonin fqinj Shannon. Katër prej skenave të krimit kanë qenë në komunitetin e Tyrone, të rajonit të Teksasit. Tyrone është rreth 84 km në jugperëndim të St.Louis.

Ngjarja është raportuar përmes një telefonate urgjente nga një vajzë, e cila pretendonte se kishte dëgjuar të shtëna në shtëpinë fqinje. Ajo ishte larguar drejt banesës dhe menjëherë vuri në dijeni autoritetet, të cilët gjetën dy viktima brenda.

Top Channel