Artisti që “zhduk” modelët

27/02/2015 00:00

Laurent La Gamba është një artist francez i cili ka aftësinë të “zhdukë” modelët nga fotot që shkrep. Ai e bën këtë nëpërmjet penelave të tij.

Ai arrin që nëpërmjet pikturës të bëjë njësh me mjedisin modelët, duke e bërë të vështirë që të dallohen që në shikimin e parë të fotos.

47-vjeçari nga Parisi shpenzon rreth dy orë kohë për çdo punë të tijën. Pasi i vizaton me detaje, ai i vendos modelët në pozicionin e duhur për të fotografuar kamuflazhin perfekt.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel