Afrikë e Jugut, çifti rigjen vajzën e “zhdukur” pas 17 vitesh

27/02/2015 00:00

Një grua afrikano-jugore ka dalë para gjykatës, me akuzën e pengmarrjes së një fëmije në një prej spitaleve të Cape Town, plot 17 vjet më parë.

Prindërit biologjikë të vajzës, Celeste dhe Morne Nurse, u ribashkuan me të bijën e tyre, pasi ajo ishte regjistruar në të njëjtën shkollë me të motrën e saj. Pasi vunë re ngjashmërinë mes dy vajzave, familja biologjike e ftoi vajzën “e huaj” për një kafe e më pas njoftuan policinë.

Testimet e ADN-së konfirmuan identitetin e vajzës, e cila është vënë menjëherë nën kujdesin e punonjësve socialë. Morne, i ati, tha se vajza e tij ishte duke marrë këshilla të zgjeruara mbi këtë rast.

Një i afërm i gruas së akuzuar, rreth të 50-ave, tha për reporterëve jashtë gjykatës Magjistrale të Cape Town, se “ishin rritur në prani të asaj fëmije dhe se ishin kujdesur së tepërmi për të”.

Gruaja e arrestuar dhe i shoqi i saj, të cilët jetojnë në Cape Flats, nuk kishin fëmijë. Ajo tashmë akuzohet për rrëmbim, mashtrim dhe shkelje të Aktit për Fëmijët, pasi ajo pretendoi duke mashtruar se ishte nëna biologjike e fëmijës, bëri të ditur policia. Çështja do të gjykohet më 6 mars.

Top Channel