PD: Qeveria ka vetëm skemën antiqytetare për energjinë

27/02/2015 00:00

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të ndërmarrë nga Qeveria për
të shtyrë deri më 31 mars afatin e pagesave të prapambetura të energjisë
nga ana e qytetarëve apo lidhja e kontratave me OSHEE-në.

Përmes një deklarate për mediat nga selia blu, Reila Bozdo ka kërkuar nga Qeveria dhe Kryeministri që të mos tallen me njerëzit me të ashtuquajturat skema lehtësuese, të cilat sipas PD nuk janë gjë tjetër veçse skema antiqytetare.

PD ka kërkuar edhe një herë uljen e çmimit të energjisë elektrike, faljen e kamatëvonesave dhe anulimin e faturave abuzive si e vetmja mënyrë për të lehtësuar realisht qytetarët.

“Ka vetëm një skemë lehtësuese për qytetarët;të ulet çmimi i energjisë elektrike me të paktën 14%, aq sa premtoi Edi Rama në fushatë; të anulohen menjëherë faturat abuzive; të shqyrtohen menjëherë ankesat e qytetarëve;të falen kamatëvonesat;të faturohen në mënyrë të rregullt mbi bazën e konsumit. Vetëm kjo skemë merr parasysh realitetin dhe shqetësimet e qytetarëve”, tha Bozdo.

Top Channel