MAS: Tarifat e studimit nuk ndryshojnë

27/02/2015 00:00

Ministria e Arsimit nuk do të ndryshojë tarifat e studimit për studentët të cilët janë në protestë sepse duan të përfitojnë të njëjtat tarifa si studentët e tjerë të universiteteve publike.

Sipas Ministrisë së Arsimit, studentëve protestues u është dhënë shansi të ndjekin arsimin e lartë në institucionet publike pas mbylljes së disa universiteteve private që nuk përmbushnin kriteret.

Ministria e Arsimit thotë se, tarifa e vendosur për këtë katerogori studentësh është e drejtë sepse ata paguajnë më pak se aty ku ishin dhe nuk u njihej diploma.

Duke u bërë thirrje të rinjve të përfitojnë nga ky shans i dytë, për të cilin nuk kanë konkurruar dhe nuk e kanë fituar si studentët e tjerë, MAS u kujton atyre se me këto kushte transparente ata pranuan të regjistrohen që në filim të vitit akademik.

Top Channel