Doshi: Flas për elektoratin. Anën personale e kam rregulluar me kohë

27/02/2015 00:00

Një ditë pas deklaratave të ashpra në adresë të kryeministrit Edi Rama, deputeti socialist i Shkodrës, Tom Doshi ka ulur tonet. Të paktën kjo lihet të kuptohet nga një koment i postuar prej tij në rrjetin social Facebook.

“Premtimet e dhëna janë detyra jonë për t’u mbajtur dhe unë bëj pjesë në grupin e politikanëve që premtimet i japin sepse në qeverisje duan t’i shikojnë të realizuara”, thotë Doshi.

Deputeti socialist nënvizon më tej në komentin e tij se, nuk ndan asnjë interes personal për reagimin, “sepse të gjithë e dinë që anën personale unë e kam pasur të mirëmenaxhuar përpara se të bëhesha pjesë e politikës”.

“Unë kam nevojë që t’ju shoh drejt në sy juve që më besuat, ndaj dhe jam i gatshëm gjithmonë që të reagoj”, përfundon postimin e tij Doshi.

Top Channel