Debati për testimin e mjekëve, ministri Beqaj: Një e treta nuk plotësojnë kreditet

27/02/2015 00:00

Në një kohë që pritet përgjigja përfundimtare e gjykatës mbi vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për testimin e bluzave të bardha, kreu i këtij institucioni tha se të paktën një e treta e tyre nuk plotësojnë kreditet e kërkuara për procesin e edukimit në vazhdim.

“Jemi përpara një emergjence kombëtare. Në zbatim të atyre çfarë janë vendosur atëherë kur ky proces ka filluar, profesionistët e shëndetësisë që nuk kanë marrë kreditet nuk mund të vazhdojnë ta ushtrojnë profesionin e tyre”, theksoi ministri.

Para se të ndërmerren vendime konkrete të cilat lidhen me vendin e punës, Beqaj tha se nga pas datës 15 prill mund të aplikohet për të marrë kreditet e kërkuara deri në muajin tetor, kur do të ribëhet ricertifikimi: “Një e treta e trupës së profesionistëve të shëndetësisë në vend nuk mund të ushtrojnë profesionin dhe kjo është një gjë shumë e rëndë. Deri në 15 prill ne do të kemi shpallur listën nominale të githësecilit që nuk i ka marrë kreditet. Gjashtë muaj nga data e shpalljes së listës, do duhet të japë provimin e ricertifikimit. Afati është deri në 15 tetor.

Një mjek duhet të ketë 150 kredite dhe nga kjo analizë ka rezultuar se mjekët neurologë, pediatër, kirurgë kanë kreditet më të ulëta.
 

Top Channel