Ndërron jetë aktori Leonard Nimoy, ylli i “Star Trak”

28/02/2015 00:00

Aktori amerikan, Leonard Nimoy, i cili u bë i njohur në rolin e zotit Spock në seritë e filmit fanta-shkencë “Star Trek”, ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare në Los Angeles. Lajmi për vdekjen e aktorit është konfirmuar nga familja.

Djali i tij, Adam tha se ai vdiq pas një sëmundje kronike në mushkëri, të premten në mëngjes.

Vitin e kaluar aktori zbuloi se vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri, megjithëse e kishte lënë duhanin rreth 30 vite më parë.

Pas dhimbjeve të forta, ai ishte dërguar në spital më 19 shkurt. “Jeta është si një kopsht. Mund të kemi momente perfekte, por nuk mund t’i ruajmë përveçse në mendjen tonë”, shkroi Leonard Nimoy në “Twitter” në kohën që ai qëndronte në spital, në momentet e fundit të jetës.

Top Channel