SHBA-Kubë, nisi raundi i dytë i bisedime, s’ka vendim për hapjen e ambasadave

28/02/2015 00:00

Diplomatët amerikanë dhe kubanë kanë thënë se kanë bërë përparime në bisedimet, të cilat po mbahen në Uashington, për rivendosjen e marrëdhënieve të plota midis dy vendeve.

Dy palët po diskutojnë për hapjen e ambasadave në të dy kryeqytetet, si dhe për heqjen e Kubës nga lista amerikane e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, të paktën kështu siç kjo e fundit shpreson.

Kryetarja e delegacionit të Shteteve të Bashkuara tha, se shpresonte se çështja e hapjes së ambasadave të zgjidhet para samitit rajonal të Panamasë, më 10 prill. Shpresohet se Presidenti Obama dhe Raul Castro do të shtrëngojnë duart në shenjë simbolike për përmirësimin ë marrëdhënieve në samit.

Ky është raundi i dytë i bisedimeve mes dy vendeve që prej muajit dhjetor kur u ‘thye akulli’. Të dy presidentët deklaruar se do të kërkojnë rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike, të cilat ishin ndërprerë që prej vitit 1961.

Administrata e Presidentit Obama dëshiron të hapë ambasadën amerikane në kryeqytetin kuban deri në samitin e Panamasë. Ajo gjithashtu dëshiron që Kuba të ndërmarrë hapa përpara për të përmirësuar të Drejtat e Njeriut dhe përdorimit të internetit, të ndalojë trafikimin e qenieve njerëzore dhe të ndërmarrë hapa për të përmirësuar aviacionin civil.

Megjithatë, negociatorët kubanë kërkojnë që shteti i tyre të hiqet nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin. Qëndrimi në këtë listë mban të bllokuara të gjitha veprimet bankare të kubanëve dhe transaksione të tjera të biznesit në SHBA.

Top Channel