Banorët e qytezës Purmerend në Holandë janë në panik nga një kërcënim i pazakontë; një buf.

Autoritetet vendore kanë shpallur prej kohësh bufin si specie në mbrojtje për shkak të rrallimit të numrit të tyre.

Dhjetra persona janë paraqitur në spitalin e qytetit për të marrë mjekim për plagët e shkaktuara në kokë prej bufit agresiv.

Bufi sulmon natën banorët që ecin në rrugët e qytetit, ndaj për të shmangur një sulm të tillë, autoritetet u këshillojnë banorëve që të lëvizin me çadër hapur në orët e natës.

Top Channel