Kakavijë, ndalohen 16 klandestinë

28/02/2015 00:00

Policia Kufitare e Gjirokastrës ka ndaluar 16 klandestinë në një operacion të ndërmarrë në mesnatë pranë pikës së kalimit kufitar të Kakavijës.

Klandestinët u ndaluan në zonën e gjelbërt të kufirit me Greqinë dhe janë nga Siria, Somali dhe Sudani.

Policia ka nisur proçedurat e riatdhesimit. Në javën e fundit janë ndaluar mbi 120 klandestinë që kanë kaluar ilegalisht kufirin me Greqinë.

Konfliktet e stërzgjatura në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë Veri-lindore nxisin gjithnjë e më shumë shtetas nga këto zona drejt vendeve europiane, të cilët përdorin territorin shqiptar si vend tranzit.

Top Channel