Laboratori i Xibrakës, Ermal Hoxha, rekurs në Gjykatën e Lartë

28/02/2015 00:00

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, i akuzuar për trafik
ndërkombëtar kokainë në laboratorin e zbuluar pak kohë më parë në
Xibrakë të Elbasanit, ka bërë rekurs në Gjykatën e  Lartë për të kërkuar
lirimin.

Ermal Hoxha është pjesë e të ashtuquajturit grupi i kokainës. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi arrest me burg për 9 persona të përfshirë në trafikun e drogës, mes të cilëve edhe nipi i ish-diktatorit, i cili apeloi vendimin në muajin shkurt, por Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi ta lërë në burg.

Prokuroria ka ngritur 6 akuza ndaj 9 të arrestuarve të bandës së kokainës, mes të cilave akuza e ‘grupit të strukturuar kriminal’ dhe ‘trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike’.

Top Channel