Presin testikujt për të takuar Zotin

28/02/2015 00:00

Për ata që besojnë Zoti takohet me besimin tek Ai dhe pas përfundimit të jetës në këtë botë, por një guru indian ka gjetur një rrugë më të shkurtër.

Ram Rahim Singh, i quajtur ndryshe edhe si ‘guruja pasanik’, pasuria e të cilit kap një vlerë prej 40 milion dollarësh ka bindur të paktën 400 meshkuj të presin testikujt e tyre për të takuar Zotin.

Rahim Singh drejton një organizatë spirituale të quajtur Dera Sacha Sauda, përmes të cilës besohet se janë rekrutuar dhe vetkastruar më shumë se 400 meshkuj. Ngjarja besohet se ka ndodhur në vitin 2000, por vetëm tani viktimat kanë nisur të flasin (ndoshta s’e kanë takuar ende Zotin).

Ky nuk është rasti i parë që Singh vihet në qendër të vëmendjes. Që prej 2003 e në vazhdim ka patur padi për ngacmime dhe abuzime seksuale kundër tij, por ai asnjëherë nuk është dënuar.

Top Channel