Ajo ishte vajza afgane me sy jeshilë që u ndërkombëtarisht e njohur kur
fytyra e saj mbresëlënëse u shfaq në kopertinën e revistës ‘National
Geographic’, në vitin 1985.

Tashmë fytyra e Sharbat Gula është publikuar sërish, me një imazh tërësisht të ndryshëm nga 30 vjet më parë dhe për një qëllim krejt tjetër; e përfshirë në një skandal korrupsioni në Pakistan.

Imazhi i 12-vjeçares Gula, i marrë nga një kamp refugjatësh nga fotografi Steve McCurry, u bë kopertina më e famshme në historinë e N’ational Geographic’. Pas 17 vjet kërkimesh, McCurry ra në gjurmët e Gula në vitin 2002, në një fshat afgan ku ajo jetonte së bashku me bashkëshortin bukëpjekës dhe kishte tre fëmijë.

Tashmë Gula është nën hetim nga autoritetet pakistaneze, pasi është zbuluar se jetonte nën identitet të rremë.

Top Channel