Fier, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë e Janinës

28/02/2015 00:00

Bashkia e Fierit lidhi këtë të shtunë marrëveshjen e bashkëpunimit me
Bashkinë e Janinës. Të dy kryetaret e bashkive respektive, Baftjar Zeqaj
dhe Thomas Bengas gjate firmosjes se kesaj marreveshje u angazhuan per
marrëdhënie të përhershme bashkëpunimi në fushat e Ekonomisë, Tregtisë,
Sportit, Kulturës.

Palët morën obligimin, që në bazat e respektit të ndërsjelltë të vendosin marrëdhënie të përhershme të bashkëpunimit në të gjitha fushat me qëllim zhvillimin e territorreve të tyre, të shkëmbejnë ide lidhur me realizimin e projekteve me interes të përbashkët në fushën e ekonomisë, kulturës, turizmit, sportit dhe mbrojtjes së trashëgimisë natyrore, kulturore e historike.

Palët marrin detyrimin e përbashkët që të japin kontributin e vet për zhvillimin dhe forcimin e Qeverisjes lokale dhe bashkëpunimit të tyre reciprok. Të krijojnë dhe zhvillojnë më tej marrëdhëniet e gjithanëshme që do të vinë si rrjedhojë e bashkëpunimit të suksesshëm të qytetarëve dhe komuniteteve respektive.

Palet bien dakort qe te bashkepunojne ne menyre te koordinuar dhe te bashkojne forcat ne lidhje me aplikime te perbashketa ne Programet e ardheshme Europiane 2014-2020, jo vetem ato Nderkufitare por edhe te tjera pa perjashtim, duke njohur e ruajtur nje bashkepunim te privilegjuar e prioritar.

Palet bien dakort me parim, per te realizuar ne nje faze te dyte, nje dokument bashkepunimi binjakezues, qe i lidh keto dy qytetete edhe ne programe europiane binjakezimi.

Top Channel