Rusia, kërcënim për Britaninë dhe aleatët

28/02/2015 00:00

Zërave që paralajmërojnë se Rusia është kthyer në kërcënim për Britaninë
i është shtuar se fundi edhe ai i Sir John Sawers, ish-drejtues i
Shërbimit Sekret ushtarak, MI6.

I larguar rishtaz, pas pese viteve ne krye te ketij sherbimi, Sawers i tha BBC-se se ne kete pike, Britania duhet te marre masa qe te mbroje veten dhe aleatet.

“Rusia perben kercenimin real te nje shteti qe i kundervihet nje tjetri. Problemet me te mund te zgjidhen duke shtuar dialogun, kjo eshte e vertete. Megjithate Londra, per çdo rast, duhet te mendoje sesi te perballet me cdo rrezik te mundshem duke marre masa qe nisin nga rritja e shpenzimeve te mbrojtjes”, tha Sawers.

Në intervisten e dhene, zyrtari i larte nuk e fshehur zhgenjimin e tij per faktin se pas fundit te Luftes se Ftohte, rruga e Rusise dhe ajo e Europes nuk arriten te konvergojne.

“Ruset vazhdojne te na kujtojne se kane arme berthamore. I vetmi nivel ku Rusia dhe Amerika jane vertet te barabarta, eshte niveli nuklear. Por ne nuk duam qe te perseritet kriza e raketave kubane e 1962-shit, ku iu afruam shume luftes berthamore, ndaj duhet ta zgjidhim kete situate me dialog”, u shpreh zyrtari.

Sawers shtoi se Rusia ka qene gjithmone nje arsye shqetesimi per sherbimet e sigurise. Kriza e momentit eshte fokusuar tek Ukraina, thote ai, por Ukraina eshte vetem nje simptome. Problemi i vertete ketu eshte si te jetojme me nje rusi qe ndihet shume e ekspozuar. Veprimet e Putinit, sipas ish-kreut te MI6-tes, jane ato te nje lideri qe beson se ne loje tashme eshte vete siguria e tij.

Top Channel