Shëndetësia, BB marrëveshje me Qeverinë për një kredi 32 mln euro

28/02/2015 00:00

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi një kredi 32.1
milionë Euro për përmirësimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri.

Kjo hua është pjesë e një projekti me kosto totale prej 36.1 milionë euro, diferenca e të cilit bashkëfinancohet nga qeveria shqiptare.

Sipas njoftimi zyrtar, kjo paketë do të përdoret për të përmirësuar cilësinë e shërbimit shëndetësor në disa nga spitalet në vend, atë të menaxhimit të informacionit si dhe rritjen e aksesit financiar për këto shërbime.

Projekti synon të rrisë mbulimin e të varfërve me sigurime nga 50 në 65 për qind, të rrisë numrin e shtretërve në spitalet e vogla të rretheve dhe të mundësojë barna më të lira për pacientët.

Top Channel