Velipojë, impianti i ujërave të zeza, përfundon faza e parë

28/02/2015 00:00

Në Velipojë përfundoi faza e parë e projektit të ndërtimit të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza.

Kapaciteti për trajtimin e këtyre ujërave pas kësaj faze është i aksesueshëm për 18 mijë banorë të zonës, ndërsa në përfundim të projketit ky impiant do jetë në gjendje të përpunojë ujërat e zeza për 55 mijë familje të kësaj zone turistike.

Minisistri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, gjatë inspektimit të punimve në këtë impiant vlersoi këtë financim me standarte europiane nga BE dhe u bëri thirrje të gjithë banorëve që të kryejnë lidhjet e banesave të tyre me këtë sistem.

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian me një vlerë totale prej 18 milione euro. Impianti do të hyjë në punë me kapacitet të plotë vitin e ardhshëm, duke shmangur ndotjen e mjedisit dhe plazheve.

Top Channel