Banorët e Nën-Shkodrës në protestë, kërkojn dëmshpërblimet e 2011

28/02/2015 00:00

Një grup banorësh të zonës së Nën-Shkodrës kanë zhvilluar një protestë në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, pranë rrugës nacionale Shkodër-Tiranë.

Sipas banorëve, kërkesa e kësaj proteste është dëmshpërblimi 100% nga përmbytja e dytë e vitit 2011. Protesta vjen pak ditë pasi kryekomunari i Bërdicës u deklarua kundër mazhorancës së majtë.

Ndërkohë, forca të shumta policore kanë mbajtur nën kontroll protestuesit të cilët kanë tentuar të mbajnë të bllokuar rrugën nacionale. Pas rreth 20 minutash, protestuesit janë shpërndarë.

Top Channel