Borussia fiton 3-0 derbin me Schalke 04

28/02/2015 00:00

Në Gjermani, Borussia Dortmund fitoi 3-0 derbin me Schalke, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi në kampionat.

Ekipit të Jurgen Klop iu deshën 78 minuta lojë që të zhbllokonte rezultatin dhe të kalonte në avantazh me Aubameyang.

60 sekonda më pas ishte Mkhitaryan ai që dyfishoi rezultatin, ndërkohë që në minutën e 86 Reus përfitoi nga një gabim i portierit kundërshtar dhe shënoi golin e tretë të sfidës.

Borussia është shumë larg kreut të renditjes, por me fitoret e njëpasnjëshme ka arritur të shkëputet nga fundi i klasifikimit në Bundesliga.

Top Channel