Tahiri: S’ka më ryshfete për uniformat blu

28/02/2015 00:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, se është rritur ndjeshëm numri i personave të arrestuar në tentativë për të korruptuar uniformat blu.

Duke iu referuar rastit të fundit, ministri i Brendshëm ka bërë të ditur se numri i personave në fjalë që nga fillimi i vitit ka arritur në 20.

“Me rastin sot në Fier, në pak kohë bëhen 20 shtetas të arrestuar nga policia rrugore pse tentojnë t’i japin ryshfet policit rrugor. Punonjësi i policisë që deri dje merrte ryshfetin, sot arreston ryshfetdhënësin.

Kjo është pjesë e angazhimit tonë për të luftuar korrupsionin dhe për të bërë Policinë e Shtetit të pastër nga çdo njollë abuzivizmi e korrupsioni.

Rezultatet tona në luftën kundër korrupsionit vijnë vetëm bashkë me qytetarët që denoncojnë kërkesat për ryshfet dhe me policët që arrestojnë qytetaret që ofrojnë ryshfet”, u shpreh Tahiri.

Top Channel