Gjermania prej 25 vitesh vijon me procesin e hapjes së dosjeve të STASS-it, një proces të cilin kërkon ta përqafojë tanimë edhe Shqipëria. Por, a duhet të hapen të gjitha dosjet e sigurimit të shtetit dhe a duhet të bëhen publikë emrat e bashkëpunëtorëve të sigurimit?

Drejtori i autoritetit për hapjen e dosjeve në Berlin, zoti Roland Jahn do të japë një intervistë ekskluzive, ku do të sqarojë eksperiencën gjermane dhe do të na këshillojë se në cilën rrugë duhet të ecim ne.

TCH: Ligji gjerman është i përqendruar më shumë te transparenca apo te lustracioni?

Roland Jahn: Në Gjermani i bëmë që të dyja si fillim. E pamë lustracionin njësoj si transparencën, sepse zbulimi i emrave të njerëzve të përfshirë është po aq i rëndësishëm. Duhet t’i japësh një mundësi demokracisë dhe e vetmja mënyrë për të pasur demokraci, është përmes të pasurit të pastërtisë dhe fakteve për të shkuarën. Duhet të dihet se kush ka punuar në të shkuarën për policinë sekrete, në mënyrë që të flitet për të. Por lustracioni shpesh nuk është shumë i suksesshëm, sepse ne veprojmë sipas ligjit dhe ligji nuk do të thotë patjetër, që ka arsye për t’i lëvizur njerëzit nga vendet e punës që kanë. Në këtë mënyrë do të shkelej një ligj, sepse kemi ligje për punën dhe të tjera të ngjashme. S’mund t’i largosh…

Për më tepër, sonte ora 20:05, në “Exclusive”… “Syri i madh”, hapja e dosjeve. Pjesa e parë.

Top Channel