Johhny Depp performon me Marilyn Manson

01/03/2015 00:00

Johnny Depp u bashkua me Marilyn Manson ditën e premte për një koncert në Brisbejn të Australisë. Aktori i famshëm dhe rokeri kanë performuar edhe më parë së bashku, në vitin 2012 në Los Angeles dhe në vitin 2014 për Halloween.

Ylli i sagës ‘Piratët e Karaibeve’ performoi në kitarë disa këngë. Johnny Depp ndodhet aktualisht në Australi për xhirimet e filmit më të ri të sagës.

Mësohet se aktori hyri në skenë pa bujë, por ishte Marilyn Manson ai që e “tradhëtoi” duke thënë: “Nëse nuk e njihni këtë mikun tim, po jua prezantoj: shpëtimtari im, heroi im në kitarë, Johnny Depp.”

Top Channel