Balla: Basha po kërcënon policët e ndershëm

01/03/2015 00:00

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi pas deklaratës së Lulzim Bashës në lidhje me grevën e urisë së studentëve të Infermierisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Balla nënvizoi se punonjësit e Policisë së Shtetit po kërcënohen nga një “i akuzuar i padënuar për vrasjen e 4 shqiptarëve”.

“Basha kërcënon punonjësit e Policisë së Shtetit, ndërkohë i thotë edhe Prokurorisë mos të rrijë duarkryq. I akuzuari i padënuar ende për 230 milionë euro vjedhje, i akuzuari i padënuar ende për vrasjen e 4 shqiptarëve, kërcënon punonjësit e ndershëm të policisë dhe guxon të shantazhojë edhe Prokurorinë të cilës i shmangej nga hetimi me raporte mjekesore false apo me vizita jashtë shtetit, sa herë që thirrej nga prokurorët për t’u pyetur”, shkruan Taulant Balla.

Top Channel