Greva e studentëve, Lulzim Basha mbledhje urgjente me kryesinë e PD

01/03/2015 00:00

Lulzim Basha ka thirrur në një mbledhje urgjente kryesinë e Partisë Demokratike në lidhje me grevën e urisë së studentëve të Infermierisë.

Burime nga Partia Demokratike kanë bërë të ditur se në mbledhje do të bëhet një analizë e situatës, si dhe do të vendoset për qëndrimin e opozitës.

Greva e urisë së studentëve të Mjekësisë përfundoi në orët e para të mëngjesit, pasi policia i nxori ata nga ambientet e Fakultetit të Infermierisë dhe disa prej tyre i ka shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Studentët pretendojnë se janë keqtrajtuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë.

Top Channel