Fiorentina mposht Interin në “San Siro”

01/03/2015 00:00

Pas largimit të Cuadrado-s për tek Chelsea u duk se Fiorentina do të vuante mungesën e tij, por nuk ndodhi kështu.

Mohamed Salah, i transferuar pikërisht nga Chelsea, është shndërruar në një prej lojtarëve më të mirë të Firorentinës në ndeshjet e fundit.

Edhe mbrëmjen e së dielës, një gol i Salah në minutën e 10-të të pjesë së dytë i jep mundësinë skuadrës së Montelës që të mund Interin, i cili ndalet pas 3 fitoreve radhazi.

Një fitore e merituar kjo për Fiorentinën, e cila ka dominuar ndeshjen, ndërkohë që Interi pati shumë vështirësi në krijimin e rasteve. Madje zikaltrit nuk përfituan dot as nga superioriteti numerik pasi Fiorentina mbeti me 9 lojtarë pas dëmtimeve të Tomic dhe Savic.

Top Channel