Policia e Los Angeles vret të pastrehun

02/03/2015 00:00

Policia e Los Angeles ka vrarë një njeri të pastrehë dhe ngjarja është regjistruar në video. Filmimi tregon një përleshje të dhunshme mes të pastrehut dhe disa oficerëve në Skid Row, një zonë me shumë të pastrehë.

Në momentin që policët përpiqen ta neutralizojnë, dëgjohet një zë që bërtet “Hidhe armën!” dhe disa sekonda më vonë dëgjohen pesë të shtëna. (Kliko këtu për videon.)

Zëdhënësi Barry Montgomery tha për ‘LA Times’ se policët po i përgjigjeshin një telefonate për grabitje në zonë, por nuk pranoi të saktësonte se sa oficerë janë të përfshirë në këtë incident.

Gjithashtu, nuk është bërë i ditur emri i personit të vrarë.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur saktësisht, por policisë amerikane i lejohet të përdorë armë nëse personi që u vra ka qenë në zotërim të një arme.

Top Channel