Vajza afgane del në rrugë me mburojë metali

02/03/2015 00:00

Një femër afgane në Kabul, ka dalë në rrugë me mburojë metali, kundër ngacmimeve seksuale.

Artistja 25-vjeçare, Kubra Khademi thotë se ngacmimet në publik janë një përvojë e përditshme për vajzat.Vajza, anëtare e Organizatës së të Drejtave të Njeriut, e lindur në Iran por me origjinë afgane, ka kërkuar që të rrisë ndërgjegjësimin kundër meshkujve që ngacmojnë femrat në rrugë.

“Ngacmimet seksuale në rrugë janë ende një pengesë e madhe për punësimin e grave dhe për pjesëmarrjen e  tyre në jetën publike.Në momentet që ato u janë drejtuar policisë për ndihmë, kanë marrë kërcënime serioze për jetën. Edhe pse ka pasur përparime në qasjen e vajzave në arsimin bazë dhe pjesëmarrje më të madhe të grave në Parlamentin afgane, ngacmimi seksual i rrugës  mbetet ende një shqetësim”, tha vajza

Top Channel