Shantazh ish të dashurës, prangoset 25-vjeçari

02/03/2015 00:00

Policia e Shkodrës arrestoi mëngjesin e të hënës një 25-vjecar, i cili
dyshohet se kërcënonte ish-të dashurën e tij se do t’i publikonte fotot
e saj intime nëpër rrjete sociale.

Ardit Gavoçerja me banim në Pukë, kishte zgjedhur të shantazonte vajzën me të cilën kishte patur lidhje disa kohë më parë, mesa duket pas ndarjes me të.

Vajza e gjendur në rrethana të tilla ka vendosur të bëjë denoncimin në polici, e cila menjëherë ka bërë të mundur prangosjen e të riut.

Top Channel