Rama kundër Palokës: Në gjyq për t’i dhënë fund shpifjes

02/03/2015 00:00

Kryeministri Edi Rama është paraqitur të hënën në Gjykatën e Lartë në gjyqin mes tij dhe mes deputetit demokrat, Edi Paloka.

Kryeministri i vendit si rrallë ndonjë tjetër, sa herë ka patur beteja për akuzën e shpifjes, përveçse ishte i pranishëm , ai refuzoi para Gjykatës së Lartë të kryesuar nga gjyqtari Andi Çeliku që të pajtohej me të paditurin Edi Paloka. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka është paditur për shpifje dhe fyerje mbi rastin Shullazi. Rama i tha gjykates se nuk behet fjale per nje çeshtje personale, por për fyerje ndaj Kryeministrit e per kete opinioni publik duhet te dije te verteten.

Të njëjtën gjë, Rama tha edhe në përfundim të seancës ku premtoi se do jete i pranishem ne çdo seance te kesj tij procesi gjyqesor.

“Për mua s’ka asgjë për t’u pajtuar, sepse kjo nuk është personale nuk është një akuzë e ngritur për një mosmarrëveshje mes një personi dhe një personi, por kjo është një domosdoshmëri për publikun, për të ditur të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Unë do ta ndjek këtë proces deri në fund dhe do të jem i pranishëm në çdo seancë gjyqësore sepse ia detyroj këtë gjithë opinionit publik shqiptar dhe të gjithë atyre qytetarëve që turbullohen nga helmi i përditshëm që prodhon bari i SHQUP-it”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për kushtet në Gjykatën e Lartë.

“Ishte një mundësi për të parë se në cfarë gjendje rrënimi është godina e Gjykatës së Lartë dhe në ç’kishte jashtë çdo imagjinate punon një nga gjykatat më të rëndësishme të vendit, çka më bën të përsëris se ne do të bëjmë maksimumin që sa më shpejt plani ynë për sistemimin e kësaj gjykate të shkojë në përfundim”, tha Rama.

I padituri Edi Paloka nuk ishte i pranishem ne proces megjithese perfaqësohej me prokurë nga avokati, Ivi Kaso.

“Do të paraqesim në kohën e duhur të gjithë provat dhe pretendimet tona”, tha Kaso.

Përveç Palokes i paditur eshte edhe Sekretari i Pergjithshem i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ndërkohë që edhe për këtë çështje është hedhur shorti dhe është caktuar trupa gjyqësore.

Top Channel