Vajza 10-muajshe që peshon 19 kilogramë

02/03/2015 00:00

Një vajzë 10-muajshe indiane peshon 19 kilogramë duke bërë që prindërit të shqetësohen shumë për shëndetin e saj, pasi një fëmijë i ka vdekur kur po shëndoshej pa masë në moshën 1 vjeç e gjysmë. Aliya Saleem nga India nisi të shtojë në peshë që në muajin e saj të katërt të jetës dhe tashmë është e rëndë sa një vajzë 6-vjeçare.

Nëna e vogëlushes, 25-vjeçarja Shabana Parveen, tha: “I blej rroba të reja çdo dy javë pasi nuk i bëjnë më. Na duhet ta çojmë në spitale të specializuara për trajtim, por nuk kemi të ardhura. E kam çuar vetëm në spitalin afër shtëpisë, por aty doktorët nuk dinë të thonë se kush është problemi i vajzës sime.”

“Është shumë e rëndë dhe më duhet ta mbaj në prehër pasi nuk qëndron dot e ulur vetë. Gjithashtu, ka probleme me frymëmarrjen”, shton mamaja e vajzës.

Pesha mesatare e një vajze 10-muajshe është rreth 8 kg, pra më pak se gjysma e peshës së Aliya-s.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel