Nxjerrja e studentëve nga greva, PD: Interpelancë me Ramën

02/03/2015 00:00

Partia Demokratike ka dorëzuar të hënën kërkesën për interpelancë
urgjente me Kryeministrin e vendit lidhur me dhunën e ushtruar nga
policia ndaj studentëve protestues që kishin shpallur grevën e urisë.

Duke e konsideruar këtë një shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, grupi parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon kryetarit të kuvendit të përfshijë në seancën e së enjtes, interpelancën urgjente me Kryeministrin.

“Deputetët e opozitës parlamentare janë thellësisht të shqetësuar për këtë fakt dhe për përsëritjen e vazhdueshme të dhunimit të  drejtave të shqiptarëve, nëpërmjet përdorimit të forcës nga Policia e Shtetit”, thuhet ne kerkesen e opozites.

Në vlerësimin e Partise Demokratike, është detyrë e Kryeministrit të një vendi kandidat për në Bashkimin Europian që  të analizojë me përgjegjshmëri këto fakte tronditëse, si dhe të mbajë qëndrim publik mbi punën e kryer nga strukturat e Policisë së Shtetit

Top Channel