Arrestohen 4 persona, dyshohen për 5 vjedhje

02/03/2015 00:00

Policia, gjatë kontrollit të automjeteve në Shijak, finalizoi operacionin “Në fillim të pranverës” dhe çoi në pranga katër persona.

Ata u ndaluan në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur Kthesa e Ariut, në Kullë-Sukth. Nga kontrolli i ushtruar nga policia ju gjetën disa sende si thika, doreza përforcuese, mbrojtëse metalike, kapuçë të zinj në formë maske, dalta, leva dhe pinca të cilat shërbenin për vjedhje.

Si rezultat i punës së bërë, ky operacion bëri të mundur dhe zbardhjen e autorëve të 5 vjedhjeve, ngjarje të cilat rezultuan se ishin kryer nga shtetasit e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Top Channel