“Është i shëndetshëm dhe duhet bërë”

02/03/2015 00:00

Ka dy muaj martesë me muzikantin Benji Madden dhe aktorja Cameron Diaz thotë se seksi është një pjesë e rëndësishme e jetës së saj. Aktorja 42-vjeçare tha për revistën ‘Cosmopolitan’: “Është diçka e shëndetshme të cilën duhet ta bëjmë për shumë arsye.”

Diaz foli edhe për stërvitjen që bën për të mbajtur trupin në formë: “Në momentin që nis seriozisht stërvitjen, nuk mund të bësh më pa të. Ka njerëz që thonë se palestrën ia refuzon trupi, por nuk është e vërtetë. Ia refuzon vetëm mendja.”

Ylli i kinemasë ka lënë rrjetet sociale në shtator të vitit 2014 për faktin se i duken një eksperiment që i bëhet shoqërisë.

“Një eksperiment i çmendur. Mënyra si e përdorin njerëzit një rrjet social për të marrë vlerësim nga persona të huaj është e rrezikshme. Nuk e kuptoj fare”, tha Cameron Diaz.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel