Fëmija 3 vjeç, rimishërohet!

02/03/2015 00:00

Një histori e pabesueshme që ka magjepsur mijëra lexues në të gjithë
botën ka ndodhur në kufirin mes Sirisë dhe Izraelit. Një fëmijë 3 vjeç,
pretendon se arrin të kujtojë me detaje jetën e tij të mëparshme.

Fëmija thotë se është varë dhe u ka treguar autoriteteve vendin ku ndodheshin eshtrat e tij, arma më të cilën është ekzekutuar, madje edhe emrin e vrasësit. Ngjarja ka ndodhur në rajonin Golan, që ndodhet në kufi mes Sirisë dhe Izraelit.

Historia e vogëlushit është treguar nga doktor Eli Lasch, i cili ka bërë një libër për rimishërimin.Nuk ka prova shtesë për vërtetësinë e tregimit, por historia ka tërhequr vëmendjen e shumë lexuesve anglo-saksonë, e cila javën e kaluar u bë virale. Fëmija në fjalë i përket etnisë druze, e cila beson në rimishërimin.

Fëmijët  që i përkasin kësaj etnie dërgohen në vendet e jetës së mëparshme, për të kuptuar nëse i ruajnë ende kujtimet. Në këtë pikë, vogëlushi e kaloi kufirin. Ai tregoi vendin ku thotë se është varrosur dhe pas gërmimeve, aty u gjend një kadavër e seksit mashkull. Pak metra  më tutje ai tha se ndodhej edhe arma e krimit, e cila ishte një sëpatë.

Ndër të tjera, fëmija ka lindur me një vijë ngjyrë rozë në pjesën e ballit, pika në të cilën thotë se është qëlluar me sëpatë. Ajo që e shton më shumë vërtetësinë e historisë, është se vogëlushi kujtonte emrin e tij të mëparshëm. Katër vite më parë, një person me një emër të tillë rezulton i zhdukur. Dëshmitarë të zonës thonë se atë kohë kujtojnë se personi që akuzohet për vrasje, është parë i zbehtë, por ai kurrë nuk e rrëfeu krimin e tij.

Top Channel