26-vjeçari tërheq vëmendjen me lajmërimin e tij për të gjetur punë

02/03/2015 00:00

Një i papunë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në Skoci me anë të një gjetjeje shumë të zgjuar për të zënë një punë të re: ai mbante në dorë një pankartë ku shkruhej “SEKS GRATIS”.

Sipas ‘Evening Express’, polaku Martin Bergchauzen del në rrugët e Aberdinit me pankartën “SEKS GRATIS. Bëj shaka. Po kërkoj për punë, çfarëdolloj pune.”

26-vjeçari ka thënë: “Nuk po ofroj seks, është thjesht një shaka. E kam shkruajtur pasi të gjithë e lexojnë diçka të tillë. Syri tërhiqet nga ajo fjalë dhe mua më ka ecur pasi pothuajse të gjithë ata që më shohin, ndalojnë dhe e lexojnë. Është një truk marketingu.”

Top Channel