Blushi: Rama-Doshi, konflikt jo për arsye politike

02/03/2015 00:00

Ben Blushi, një nga zërat ndryshe në Partinë Socialiste, deklaroi për
mediat pas mbledhjes së grupit të deputetëve se Rama-Doshi është
historia e dy shokëve të ngushtë që patën konflikt jo për arsye
politike.

Thënë këtë, Blushi shtoi se ndarja e tyre i vuri një damkë të keqe Partisë Socialiste,ndërkohë që bashkëjetesa politike në këto kushte ishte e pamundur.

“Kryetari Rama duhet ta administronte këtë gjë prej shumë kohësh. Unë nuk i di arsyet e konfliktit mes tyre”, tha Blushi, në prononcimin e shkurtër për mediat.

Kryeministri Edi Rama e po ashtu edhe ministri i perfolur ne deklaratat e Doshit, Saimir Tahiri u larguan pa dhene asnje qendrim per zhvillimet e fundit.

Top Channel