Djali i Michael Schumacher, në Formula 4

02/03/2015 00:00

Mick Schumacher, djali i Michael Schumacher, po ndjek gjurmët e babait. 15-vjeçari është bërë pjesë e skuderisë holandeze Van Amersfoort Racing dhe do të garojë në Formulën 4 këtë sezon.

Mick është nënkampion Bote dhe Europe në fuqi me makinat Kart dhe për herë të parë do të jetë pilot i një njëvendësheje të madhe. Formula 4 grumbullon talentet e reja që aspirojnë për të qenë pjesë e Formulës 1 në të ardhmen.

Ndërkohë, babai i tij, fitues shtatë herë i Kampionatit Botëror të Formulës 1, vazhdon rehabilitimin në shtëpi pas aksidentit të rëndë me ski që pësoi në dhjetor të vitit 2013.

Top Channel