Libra të rinj për nxënësit e “Vajdin Lamaj”

02/03/2015 00:00

Familja Lamaj ka dhuruar libra për nxënësit e shkollës nëntëvjecare dhe
të mesme të Domjes që mbajnë emrin e Vajdin Lamajt, në 10 vjetorin e
ndarjen së tij nga jeta.

Drejtuesit e shkollës nderuan kujtimin e Vajdin Lamajt, i cili ka kontribuar në restaurimin e shkollës si dhe falenderuan familjarët që vazhdojnë të kontribuojnë edhe sot për fëmijët e Domjes.

“Në 2005 nisi një investim në rikonstruksionin e shkollës të ambienteve të brendshme dhe të jashtme, por sytë e tij nuk arritën ta shihnin sepse jeta e tij u mor më 28 shkurt 2005. Koha e tij ndali, por kujtimi i tij do të vazhdojë përjetë sepse pemët që mbolli Vajdini vazhdojnë të rriten në sytë e fëmijëve tanë., Dhe Domja e kujton me respekt të madh këtë kontribues të shkollës tonë”, tha Sami Shira, drejtor i Shkollës së Mesme “Vajdin Lamaj”.

E pranishme në ceremoninë përkujtimore ishte edhe drejtoresha e drejtorisë arsimore rajonale, Eglantina Metani.

‘Bëri gjithcka të mirë për komunitetin e tij, emri që ka shkolla e dëshmon këtë, ka qenë një qytetar i ndëruar që kishte në zemër dhe mendje komunitetin nga kishte dalë. Falenderoj familjarët që janë të pranishëm që edhe ata si vëllai i tyre mbështesin komunitetin dhe janë të lidhur ngushtë me të”, tha Metani.

Në këtë aktivitet nxënësit recituan krijimet e tyre si dhe u interpretuan këngë dhe valle.

Vajdin Lamaj ka patur nje kariere te pasur ne strukturat e policise, duke patur edhe pozita drejtuese. Per disa vite ai ka drejtuar edhe Federaten Shqiptare te Boksit, ndersa ne rini te tij ka qene edhe sportist ne sportin e mundjes. Vajdin Lamaj ka qene edhe si aksioner ne Top Albania Radio.

Top Channel