Për të dytin vit radhazi, Bill Gates shpallet njeriu më i pasur në planet nga revista “Forbes”.

Themeluesi i “Microsoft”, ashtu si edhe një vit më parë, la pas sipërmarrësin meksikan, Carlos Slim, ndërsa investitori amerikan, Warren Buffet rifitoi vendin e tretë duke zbritur një pozicion më poshtë Amancio Ortega-n, themeluesin e markës së modës “Zara”.

Pasuria e Gates u rrit me ‘vetëm’ 3 miliard dollarë brenda këtij viti dhe shkoi në një total prej 79 miliard dollarë.

Kjo është e 16-ta herë që Bill Gates vlerësohet si njeriu më i pasur në botë në 21 vitet e fundit prej kësaj reviste.

Sipas “Forbes” ka edhe një rritje rekord të numrit të miliarderëve, që tani ka prekur 1826 të tillë.

10 personat më të pasur sipas Forbes:

1. Bill Gates 79.2 miliard dollarë

2. Carlos Slim Helu 77.1 miliard dollarë

3. Warren Buffett 72.7miliard dollarë

4. Amancio Ortega 64.5miliard dollarë

5. Larry Ellison 54.3 miliard dollarë

6. Charles Koch 42.9 miliard dollarë

7. David Koch 42.9 miliard dollarë

8. Christy Walton 41.7 miliard dollarë

9. Jim Walton 40.6 miliard dollarë

10. Liliane Bettencourt 40.1 miliard dollarë

Top Channel