Doshi reagon pas përjashtimit: Reagimi im, jo prej kërcënimit për eleminim

02/03/2015 00:00

Deputeti Tom Doshi zgjodhi rrjetin social Facebook për të sqaruar më tej
qëndrimin e tij, pas vendimit të Partisë Socialiste për përjashtimin
nga radhët e saj.

Për Doshin, e gjithë sa ndodhi, nuk ishte diçka e papritur dhe se ajo që po pret realisht është zbardhja e organizimit, të atij që ai e quan atentat ndaj tij dhe deputetit Mhill Fufi.

“Unë bej pjesë në grupin e njerëzve që e besuan Rilindjen, por si ta besoj më kur unë kam 5 muaj që kam informuar Prokurorin e Përgjithshëm, ministrin e Brendshëm, Kryeministrin dhe vete Ilir Meten për faktin se një atentat po organizohej ndaj meje dhe përgjigjja ishte vetem heshtje dhe mbulim.E thërrita vete Ilir Meten dhe ia thashë në sy sepse une nuk kam asgjë që mund te me heqë guximin te perballem me kedo”, shkruan Doshi.

Sipas tij, Rama i kërkoi prova për atë që Doshi deklaroi, por nga ana e tij Doshi thekson se “I kam ofruar çdo informacion që kisha dhe prova. ‘I porosituri per të kryer krimin’ i ka shkuar në zyrë vetë Ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Policisë të Shtetit dhe i ka treguar për porosinë dhe porositësin’.

“Reagimi im ne media nuk u lidh me faktin e eleminimit tim fizik.Reagimi erdhi si rezultat i problematikës në zonën time.Unë kam një problem, kontrata me qytetarin, e cila është thyer.Unë tashme nuk bëj më pjesë ne grupin parlamentar socialist por ama jam kryelartë përballe të gjithë bashkëqytetarëve te mi qe me besuan, kryelartë sepse të paktën sot të gjithë jemi në një stad, te zhgënjyer.Unë nuk kam hyrë ne politike për t’i bërë lajka drejtuesit të rradhës, por për të mbajt premtimet e bëra.Megjithatë unë per ju të nderuar bashkeqytetarë do jem gjithmonë një derë e hapur”, shkruan Doshi.

Top Channel