Humbet gjysmën e hundës, s’mban mend ku dhe si

02/03/2015 00:00

Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë që pasi të kemi humbur diçka ta kemi të vështirë e shpesh edhe të pamundur ta kujtojmë se ku dhe si.

Por për një 32-vjeçar britanik situata është akoma më e rëndë. Christopher Watson ka humbur gjysmën e hundës së tij, dhe ç’është më e keqja s’mban mend asgjë ku dhe si.

Ai dyshon se një pjesë të hundës ja kanë kafshuar në një sulm të paprovokuar më 22 dhjetor, kur kishte dalë me miqtë në Newcastle dhe në kthim ishte në gjendje krejtësisht të dehur.

“Gjithçka mbaj mend është dhimbja, vetëm dhimbjen kur më kafshuan hundën”, rrëfen ai për mediat britanike.

Aktualisht 32-vjeçari u është nënshtruar dy operacioneve dhe pret t’i nënshtrohet një të treti për të riparuar dëmtimin.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel