Shqipëria, anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB

02/03/2015 00:00

Për herë të parë Shqipëria është zgjedhur anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në sesionin e 28 të këtij këshilli të mbajtur në Gjenevë mori pjesë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, cili në fjalën e tij vlerësoi kontributin dhe vlerat e Këshillit dhe Komisionierit të Lartë për të drejtat e njeriut në mbrojtjen, promovimin dhe respektimin e tyre kudo në botë.

Ministri u ndal në objektivat e Shqipërisë si anëtare e re e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, duke e vënë theksin tek respektimi i të drejtave të minoriteteve, shteti ligjor dhe lufta kundër korrupsionit, angazhimi për të ulur pabarazinë gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në përputhje me angazhimet ndërkombëtare.

Gjithashtu, ministri Bushati u ndal edhe tek forca e harmonisë fetare në Shqipëri, si një model inkurajues. Duke iu referuar fenomenenit të dhunës në emër të besimit, shefi i diplomacisë shqiptare vlerësoi se, liria e besimit nuk duhet përdorur kurrë si pretekst për veprime kundër dinjetetit dhe lirive fondamentale të njeriut.

Top Channel