Shqipëria jashtë listës europiane të terrorizmit

02/03/2015 00:00

Shqipëria nuk bën më pjesë në listën e monitorimit të vendeve ku financohet terrorizmi.

“Financial Action Task Force” në një vit e gjysmë kishte rekomanduar për qeverinë shqiptare adresimin e problemeve sa i përket kësaj fushe.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit të parave, Genti Gazheli thotë se Shqipëria zyrtarisht nuk bën më pjesë në këtë liste, ku ishte i vetmi shtet europian problematik.   

Në kuadër të funksionit parandalues të pastrimit të parave dhe financimit të aktiviteteve të jashtligjshme nga ana e kësaj drejtorie, janë bllokuar rreth 18 milion euro nëpërmjet 65 urdhrave të bllokimit të pasurive dhe aseteve dhe vendimeve të gjykatave. 

Top Channel