Fushë Krujë, tritol automjetit të parkuar, s’ka të lënduar

03/03/2015 00:00

Rreth orës 20:50 minuta të mbrëmjes së të hënës, Fushë Kruja është tronditur sërish nga një shpërthim.

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një automjet, i cili ishte i parkuar pranë një lokali. Bëhet e ditur se automjeti tip “Benz” me targa AA044KJ është në pronësi të shtetasit Edmond Kadiu, 32 vjeç, banues në Krujë.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para hetimore.

Top Channel